Parlamenti Evropian do të miratojë sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunaçek, për përparimin e Kosovës drejt BE.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info vetë Lunaçek, njëherit edhe nënkryetare e Parlamentit Evropian.
“Ky votim do të dërgojë edhe njëherë një sinjal të fortë se e ardhmja e një Kosove të pavarur qëndron në Bashkimin Evropian,” shprehet Lunaçek.
Sipas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitur që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE në një mënyrë konstruktive dhe frymës evropiane.
Raporti do të shqyrtohet në mbrëmjen e të martës, dhe para raportit për Kosovë, do të shqyrtohet edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McALLISTER.
Në raport përmendet se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Raporti thekson se njohja do të ishte e dobishme për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Rritë besueshmërinë e BE-së në politikën e saj të jashtme; Merr shënim pozitiv për qasje konstruktive të të gjitha Shteteve Anëtare në lehtësimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës në mënyrë që të nxisin zhvillimin socio-ekonomik, sundimi i ligjit dhe konsolidimin demokratik në dobi të popullit të Kosovës,” thuhet në raport.
Ky raport, inkurajon një qasje pozitive në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin