Prezentimi i Raportit të Analizës së Hendekut bazuar në metodologjinë e Mekanizmit Shqyrtues të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, (UNCAC), në Kosovë
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes Projektit për Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK II), dhe në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara Kundër Drogës dhe Krimit, (UNODC), ka prezentuar Raportin e Analizës së Hendekut bazuar në metodologjinë e Mekanizmit Shqyrtues të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, (UNCAC), në Kosovë.
Raporti identifikon hendekun e mundshëm midis legjislacionit vendor dhe kërkesave të UNCAC-ut, sipas metodologjisë së vetë-vlerësimit.
Sipas të të gjeturave, korniza aktuale legjislative në masë të madhe përmbush kërkesat e UNCAC-ut, megjithatë, rekomandohet që të ndërmirren hapa shtesë për të përforcuar edhe më tutje legjislacionin, për zbatueshmëri më të mirë.
Disa nga rekomandimet përfshijnë: zhvillimin dhe miratimin e udhëzuesve praktik për të zbatuar legjislacionin lidhur me financimin e fushatave zgjedhore dhe partive politike, digjitalizimin e sistemit të të hyrave dhe aseteve, kujdesin që ligjet dhe rregulloret që mbrojnë të dhënat bankare të mos paraqesin pengesë në zbatimin efektiv të masave kundër korrupsion, si dhe, të mirren parasysh masat shtesë që do të lejonin ruajtjen e pronës për konfiskim.
Raporti do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive dhe politikave kundër korrupsion, drejt mbështetjes së përgjithshme të përpjekjeve kundër korrupsion dhe sundim të ligjit në Kosovë, sipas SDG 16 të KB-së, Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme.
Ky Raport është mundësuar falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë./arbresh.info
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...