Google ADS

Raporti i Shtetit për Kosovën: Stagnim i Agjendës Evropiane

17:26 | 7 Tetor 2020
Arbresh.info

Demokraci Plus vlerëson se raporti për Shtetin për vitin 2020, ngjashëm sikur herave të kaluara, po shërben më shumë si rikujtim ndaj qeverisë për reformat që duhet të ndërmerr tash e sa vite në mënyrë që vendi të lëviz drejtë Integrimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një komunikate për media Demokraci Plus thotë se në përgjithësi, raporti evidenton progres të limituar në implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Raporti vëren se situata politike e paqëndrushme e pasuar me dy palë zgjedhje të hershme legjislative janë dëshmia më e mirë e mungesës së vullnetit politik dhe paaftësisë së qeverisë për të lëvizë reformat e procesit të integrimit.

Raporti evidenton një parlament jo-funksional në kontekst të mungesës së kuorumit për vendimarrje dhe një parlament të paaftë për të monitoruar dhe kontrolluar punën e qeverisë.

Në përgjithësi raporti thekson se Kosova mbetet në fazë të hershme të përgatitjes, konkretisht në shkallën një (1) nga pesë (5) ekzistueset, për marrjen e detyrimeve të anëtarësimit. Ky vlerësim shpërfaq stagnim të agjendës Evropiane.

Po ashtu, raporti rithekson nevojën urgjente për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë në mënyrë që vendi të avancojë drejt Integrimit Evropian.

Demokraci Plus rekomandon Qeverinë e Kosovës që të mos neglizhojë të gjeturat e raportit të shtetit, por të prioritizojë reformat kyçe të procesit të integrimit. Qeveria e Kosovës duhet që seriozisht të adresojë të gjitha ngecjet e evidentuara në raport të shtetit dhe të përgatisë një plan veprimi i cili pasqyron reformat kryesore që kërkojnë ndërhyrje urgjente në rrugën e integrimit evropian.

Rikujtojmë Qeverinë e Kosovës se vetëm një lexim i drejtë i raportit dhe prioritizimi politik i reformave përmes një plani të veprimit që derivojnë nga ky raport mund t’i shërbej Kosovës pozitivsht në rrugëtimin e saj drejt BE-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme