Google ADS

Raporti i QNR: 111 raste i rekomandohen komisionit të zgjedhjeve

10:38 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Burim Ahmetaj nga QNR në mbledhjen e KQZ-së ka folur për raportin e QNR.
Ai ka thënë se është duke vazhduar procesimi i materialeve me të dhëna.

” Janë procesuar 95.37% formular për kryetar komunash, formular për kuvend komunal 41.40%,
19.48% për kandidatë. Ndërsa sot do të bëhet edhe pranimi i fletëvotimeve me postë ndërsa jemi në pritje të pranimit të fletëvotimeve me kusht”, ka thënë ai.

Sipas tij 111 raste i rekomandohen komisionit të zgjedhjeve.

“24 raste tjera i rekomandohen 3 vendvotime për kryetar komune dhe 21 për kuvend komunal. Ka raste të mospërputhjes së të dhënave brenda formularëve, mungojnë nënshkrimet e komisioneve, shiritat e kutive janë të ndryshme”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për problemet në votimin me kusht.

“Po ashtu 27 raste fletëvotime me kusht ku nuk është përshtatur numri me nënshkrime”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme