Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë për vitin 2024, është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kamberi ka thënë se ky raport është pasqyrë e situatave së pakicave, vecanërisht mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës.
Ai ka renditur disa nga pikat ku shqiptarët diskriminohen vazhdimisht, ka shkruar Shaipi në Facebook.
“Pasivizimi i adresave dhe kontrollet policore – Shqiptarët në Luginë përballen me kontrolle të rregullta mbi statusin e rezidencës që çojnë në “pasivizimin” e adresave, një veprim që rrezikon të na izolojë nga të drejtat bazë dhe qasja në shërbime shtetërore. Ky proces mbetet i paqartë dhe i paqartësuar për publikun, duke ngritur pyetje për transparencën e tij”.
“Përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Raporti thekson nevojën urgjente për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe policinë. Ky përfaqësim është thelbësor për të siguruar që zëri i komunitetit tonë të dëgjohet dhe që të kemi qasje të barabartë në vendimmarrje”.
“Arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe mbeten të pamjaftueshme, ndërsa mësimi i gjuhës serbe për shqiptarët mbetet i papërshtatshëm dhe sfidues për studentët. Gjithashtu, qasja në ushtrimin e fesë dhe kulturës në gjuhën amtare është një e drejtë që ende nuk është përmbushur në nivel të mjaftueshëm”.
“Media dhe publikimi në gjuhët edhe në gjuhën shqipe – mungesa e shërbimeve publike të mjaftueshme në gjuhët e minoriteteve është një problem madhor. Kjo kufizon aksesin e komuniteteve në informacionin e domosdoshëm dhe lë nevojat e tyre të pazëshëme në sferën publike”.
“Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në media dhe nga deputetë – Fatkeqësisht, ka raste të gjuhës së urrejtjes kundër minoriteteve, duke përfshirë komunitetin shqiptar, në media dhe madje edhe nga disa deputetë. Ky fenomen rrezikon të përkeqësojë më tej marrëdhëniet dhe të inkurajojë ndjenjat ksenofobike”.
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin