Raporti i Policisë së Kosovës për vrasjen në Lipjan

10:36 | 16 Korrik 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës bënë të ditur se vrasja në Lipjanë ka ardhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy familjeve.

Përsoni që ka shtënë drejt viktimës është arrestuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjkeësisë Ligjore për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Gadime e Ulët.

RAPORTI

Fsh. Gadime e Ulët, Lipjan, 15.07.2021 – 22:00. Është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy familjeve. Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme