Aty janë analizuar 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit që misioni ka monitoruar në periudhën nga 2021 deri 2024.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, ka thënë se raporti mbulon 5 juridioksione rajonalë, dhe se luftimi krimit dhe korrupsionit është çështje jetike për sundimin e ligjit.
“Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit ishte një hap pozitiv, raporti thekson shembuj të praktikës se mirë të rasteve të profilit të lartë, përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik paraqet një mungesë të besimit për sistemin gjyqësor, sidomos në kërkim të llogarisë për zyrtarët e lartë nga ana e organeve të drejtësisë. Misioni i OSBE-së për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë monitorimin e gjykatave dhe proceseve gjyqësorë, sepse vetëm kështu mund të nxjerrim konkluza dhe të bëjmë analiza për atë së çfarë po ndodhë sidomos në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 670 seanca dëgjimore janë përfshirë në këtë raport, 38 raste të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.
Ndonjëherë ka pas mungesë të konsensusit për të shtyrë përpara reformën gjyqësore. Ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshinë së pari, zvarritje, seanca jo produktive, kapacitet joadekuat dhe mungesë resursesh, llogaridhënie e përformancë e dobët e mekanizmave përkatës,shkallë e lartë e lirimit nga akuzat,pra raporti jep rekomandime specifike për të forcuar këto hallka”, tha Davenport.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se ky raport ka qenë një proces i gjatë dhe i detajuar qe ka përfshirë edhe angazhimin e institucioneve të vendit në analizimin e situatës reale në vend.
“Ky raport absolutisht jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht na ndihmon të marrim hapa ndërshtetëror për të rritur reagencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më lejoni që para jush të shprehë gatishmërinë dhe vullnetin si ministre e drejtësisë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për luftën e pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektivi ynë gjatë kësaj qeverisjeje ka qenë i qartë. Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita ditës,duke goditur hallkat e krimit të organizuar”, tha ministrja Haxhiu.
Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, tha se drejtësia është e vonuar dhe se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatja e rasteve gjyqësore.
“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që përfshijnë të gjitha sistemet e drejtësisë në Kosovë, gjykata, këshillin gjyqësorë, këshillin prokurorial, pra të gjitha palët, dhe inkurajon këto institucione që të zbatojnë rekomandimet e renditura në këtë raport”, tha ai./rtk
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...