Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot raportin më të fundit të fokusuar në caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor.
Raporti paraqet një analizë të të dhënave të mbledhura nga seancat për caktim të paraburgimit që OSBE i ka monitoruar gjatë periudhës janar – dhjetor 2022 dhe identifikon trendet e praktikave të prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës, raporton Arbresh.info.
Raporti vë në dukje se në shumicën e rasteve me të pandehur me dëshmi të sëmundjeve mendore nuk është kryer asnjë ekzaminim psikiatrik para caktimit të paraburgimit, duke iu shmangur kështu së drejtës procedurale të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo ngre shqetësimin për trajtim të mundshëm çnjerëzor dhe poshtërues sipas nenit 3 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut.
Raporti vë gjithashtu në dukje faktin se institucioni mjekësor kyç në Kosovë për personat me sëmundje mendore, Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka mungesë të shtretërve. Mbajtja në paraburgim duhet të përdoret vetëm si masë e fundit për të gjithë të pandehurit, e veçanërisht ata me sëmundje mendore. Duhet kushtuar konsideratë alternativave të përshtatshme.
“Shqiptimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në mjedise të privuara nga çfarëdo kujdesi i shëndetit mendor krijon rrezik të përkeqësimit të gjendjes së tyre dhe, kështu, ngre shqetësime serioze për sa u përket të drejtave themelore të këtyre personave të cilët janë në pozitë posaçërisht të cenueshmërisë së veçantë,” tha Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Ndërsa pohon se ekzistojnë shembuj të praktikës së mirë, raporti nënvizon nevojën që me rastin e vendosjes për caktim të paraburgimit të merret në konsideratë gjendja e shëndetit mendor të të pandehurit, si edhe nevojën për të ofruar masa të përshtatura për ta adresuar cenueshmërinë e të pandehurit.
Raporti përmbyllet me rekomandime drejtuar institucioneve kyçe në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e trajnimit të specializuar për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët që merren me rastet ku të pandehurit janë me sëmundje mendore./Arbresh.info/
Raportin muDd ta lexoni KËTU
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...