Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një raport të rregullt për Kosovën ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ai u ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.
“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar të rriten dhe negativisht ndikojnë në mundësinë e dialogut produktiv”, thuhet mes tjerash në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.
Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Guterres gjithashtu rikujtoi se taksa nga Serbia dhe Bosnja është futur pas dështimit të Kosovës për të siguruar anëtarësimin në INTERPOL, në mesin e thirrjeve që zyrtarë të BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara i i bën Prishtinës që të tërheqë këtë vendim.
Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për Kosovën, për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/raporti-i-okb-se-per-kosoven-taksa-rriti-tensionet-midis-prishtines-dhe-beogradit-623774/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...