Pacientët që kërkojnë trajtim në institucione publike shëndetësore në Kosovë ankohen se qasja e stafit mjekësor në shumë raste nuk është në nivel, e në anën tjetër, mantelbardhët ankohen për sulme e sjellje jo të mira nga ana e pacientëve.
Përfaqësues të mjekëve dhe pacientëve thonë se faji është diku tjetër.
Nuk ka shumë prej kur ndodhi sulmi i fundit ndaj një mantelbardhi në QKUK, ndërsa shumë herë dëgjohen rrëfime të pacientëve që ankohen në sjellje jo të mira të stafit mjekësor. Apo edhe raste të mos marrjes së shërbimeve mjekësore.
Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë mantelbardhët vlerësohen nga populli, por në fakt ata nuk kanë kushte për të dhënë shërbimin ashtu si do të donin.
“Asnjëra palë këtu nuk ka faj. Fajet i ka politika”, deklaroi Blerim Syla.
Nga ana tjetër Besim Kodra nga Shoqata për të drejtat e pacientëve thotë se ankesat më të shpeshta që i pranojnë nga qytetarët kanë të bëjnë me komunikimin jo të mirë nga stafi, pastaj mos informimi për gjendjen e tyre dhe çështjet etike që adresohen në oda përkatëse.
‘’Ne shohim se problemi kryesor është që institucionet publike nuk licencohen, e kjo do të thotë se ato ende nuk i kanë plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thotë Besim Kodra për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.
Kryetri i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu tha se infrastruktura ligjore ekziston për çdo kategori tjetër përveçse për mjekët.
‘’Ne e kemi ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve. Kemi ligje për të drejtat e të gjitha specieve njerëzore por nuk kemi ligj për të drejtat dhe përgjegjësitë e mjekut për çka jemi duke punuar. Besoj që kjo do të përmbyllë një cikël e cila mandej mbetet se a do të zbatohet”, thotë Pleurat Sejdiu.
Përfaqësues të mantel bardhëve e pacientëve vlerësojnë se marrëdhëniet e mira mes pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë mund të relaksohen atëherë kur të krijohen kushtet për punë dhe kushtet për trajtim.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...