“Një komision hetimor parlamentar në Kosovë e ka fajësuar presidentin për urdhërimin e dëbimit të pesë mësuesve turq dhe të një mjeku turk vitin e kaluar”.
Kështu ka raportuar sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press, shkrimin e të cilës e ka publikuar edhe portali i rrjetit televiziv amerikan, Fox News.
“Gjashtë turqit janë dëbuar tinëzisht nga Prishtina me një avion turk në marsin e vitit 2018. Ata supozohet se kanë punuar në shkolla në pronësi të Fethullah Gylenit, një klerik të cilin qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për një përpjekje për puç”, thuhet më tej në shkrim.
“Kryeministri i Kosovës e ka shkarkuar ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e inteligjencës të vendit për shkak të dëbimit tinëzar të turqve, pa lejen e tij”, kujton AP.
“Ligjbërësi Xhelal Sveçla ka thënë të mërkurën se një projektraport është votuar nga të gjithë anëtarët e komisionit, me përjashtim të njërit, që përfaqëson Partinë Demokratike, të cilën dikur e kishte udhëhequr presidenti Hashim Thaçi. Për raportin do të zhvillohet debat në Kuvend”, përfundon shkrimi. /Express/
Banorët e lagjes “Bazhdarhane” në Prizren do të kompensohen ...
Varroset ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, ...
Të paktën 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Një e treta e studentëve në Austri kanë gjuhën arabishte si ...
Rama për “Corriere della Sera”: Shqipëria në BE në 2030
2024-ta kthesë historike për klubin Trepça- “Babën” e basket...