Sipas Raportit të Komisionit Evropian, Maqedonia shënon përparim të madh në plotësimin e drejtimeve të Bashkimit Evropian në programin për reforma ekonomike, në krahasim me vendet e rajonit.
Ashtu siç deklaruan nga Ministria e Financave, në raportin e sivjetshëm theksohet se vendi seriozisht e ka përmirësuar vlerësimin e tij në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon përparim në implementimin e rekomandimeve. Këto të dhëna mund të shihen në grafikonin për përparimin e vendeve në përmbushjen e programit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përparimi ka qenë i theksuar në dialogun e sotshëm mes BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, me të cilën kanë marrë pjesë ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska-Bezhoska.
Ky lloj dialogu, ashtu siç ka cekur Tevdovski, na përgatit për pjesëmarrje në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së.
Ligji i ri për buxhet, pritet që të miratohet deri në fund të vitit dhe do të përfshij të gjitha reformat në kuptimin e përforcimit të kornizës fiskale.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...