Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur një konferencë për medie në të cilën është bërë publikimi i raportit “Drejtësia civile në Kosovë, Ligji vs Praktika”, raporton arbresh.info.
Drejtor i këtij instituti Ehat Miftaraj, duke njoftuar se se IKD-ja deri më sot ka monitoruar 2000 seanca gjyqësore, deklaroi se zvarritja e lëndëve civile po vazhdon të jetë problem kryesor për qytetarët të cilët zgjasin nga gjatë 10-15 vite.
“Raporti ka të bëjë me monitorimin e 2000 seancave gjyqësore. Zvarritja e rasteve nga ana e gjykatave ku qytetarët presin me vite, në qoftëse do të zbatoheshin afatet e caktuara atëherë qytetarët do të obligoheshin brenda afatit kohor. Qytetari për të realizuar një të drejtë pronësore apo çështje familjare duhet të pres 10-15 vite për tu zbatuar”, tha Miftaraj.
Miftaraj më tutje deklaroi se në gjykatat e Kosovës po luajnë “loja e ping pongut” pasi lëndët kthehen në rigjykim.
“Loja ping pong po bëhet në gjykatën apeli vazhdon ti rikthej në rigjykim lëndët që janë kthyer në gjykatën themelore. Raporti gjen se gjykatësit pavarësisht rolit administrues asnjëherë nuk mund të arrijnë trajtimin e lëndëve në kohë”, tha ai.
Nga ana tjetër, hulumtuesi në IKD, Gzim Shala, duke thënë se numri i lëndëve të pazgjidhura është duke u rritur vit pas viti, theksoi se KGJK-së i duhen rreth 22 vite për të zgjidhur lëndët e pazgjidhura
“Gjyqtarët knë kryer nga 182 këndë përkatësisht nga 147 lëndë më pak. Nga biti në vit janë rritur numri i lëndëve të pazgjidhura. KGjK-ja ka bërë një hap deskriptiv sa i përket transparencës, mes gjyqtarëve ka një disbalanc të madh në lidhje me lëndët e kryera. 2019 sistemin gjyqësor i ka kryer 166 lëndë më shumë se sa ka pranuar, KGJK i duhet 22 vite për të zgjidhur lëndët. Sikur të zbatohej norma lëndët e pazgjidhura të cilat barten nga viti në vit do të përfundonin për pak më shumë se dy vite dhe sistemi gjyqësor di të arrinte stabilitetin në kuptimin të ngarkesës se gjyqësorit me lëndë civile”
Shala më tutje deklaroi se Gjykata e Apelit pas emërimit të 6 gjyqtarëve më shumë ka bërë uljen e numrit të lëndëve.
“Gjykata e Apelit në vitin 2019 janë emëruar edhe 6 gjyqtarë të rinj kjo ka ndikuar pozitivisht ne uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti. Gjykata e Apelit tani ka hyrë në binarët drejt stabilizimjy të numrit të lëndëve. Sipas KGJK-së kohëzgjatja e trajtimit të një rasti parashtrimi i padisë deri në aktgjykim përfundimtar është 1732 ditë. Pasoja e vinesave në trajtimin e rasteve civile është humbja e besimit të publikim në sistemin gjyqësor si dhe nxitja e qytetarëve për të marrë drejtësinë në duar”, tha Shala.
Hulumtuesja tjetër në IKD, shqiponjë Gashi, tha se zvarritja e lëndëve ne dekada cenon të drejtat dhe lirit e qytetarëve.
Siç tha ajo, KGJK-ja duhet të bëjë një analizë gjithëpërfshirëse të divizioneve të gjykatave si dhe të ngritë llogaridhënien e gjykatësve.
“Zvarritja e trajtimit të lëndëve, KGJK duhet të kuptoj se zvarritja e lëndëve me dekada cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve për të pasur një proces gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohore. Zvarritja e trajtimi të lëndëve nëpër gjykata e humb besimin e publikut në sistemin e tyre, andaj duhet të ndërmarr masa urgjente në evitimin e situatave të tilla”, tha ajo.
Me këtë rast u dhanë edhe disa rekomandime për KGjK-në në mënyrë që të shtohet efikasiteti në zvogëlimin e lëndëve gjyqësore.
“KGJK të bëjë një analizë gjithëpërfshirëse të ngarkesës së divizioneve civile me lëndë në mënyrë që të ketë mundësi të ndërmarr hapa të stabilizimjt të këtyre divizioneve. KGJK duhet të ngritë llogaridhënien e gjykatësve para KGJK-së dhe mekanizmave të saj lidhur me përformancen për trajtimin e lëndëve civile. Gjykatësit e gjykatës së Apelit të evitojnë praktikat që të njëjta lëndë ti kthejnë në rigjykim disa herë. Gjyqtarët të ndalin praktikat e pezullimit të lëndëve pa bazë ligjore”, tha ajo./arbresh.info/
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...