Një raport i Gjykatës Speciale rreth arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i shkruar edhe me detajet më të vogla, tregon se si ishin sjell katër komandantët e UÇK’së, pak para, dhe gjatë shkuarjes për në Hagë.
Rexhep Selimi kishte pranuar thirrje nga Gjykata Speciale në të njëjtën ditë me Kadri Veselin, shkruan Arbresh.info.
Selimi kur arriti në zyrat e EULEX-it, nuk pranoi të shërbehej me asgjë për të ngrenë
Rexhep Selimi
Sipas raportit, telefoni i Selimit ra një ditë më parë në të njëjtën kohë me telefonatën që i ishte bërë Veselit. As ai nuk u përgjigj. Një përfaqësues i prokurorit të Hagës i dërgoi një mesazh se kishte informacione të rëndësishme për të. Selimi lidhet me Gjykatën në ora 18.45 pasdite dhe mëson për aktakuzën e konfirmuar dhe urdhër-arrestin.
“Ju keni mundësinë të dorëzoheni vullnetarisht nesër në orën 9:00” – i tha përfaqësuesi i prokurorit dhe shtoi se çfarë do të jenë pasojat e një vendimi tjetër.
“Do të vij”, u përgjigj Selimi.
“Mos harroni pasaportën tuaj”, iu tha.
Në atë bisedë, Selimi pyeti nëse mund ta bënte publike se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar. Përfaqësuesi i prokurorit u përgjigj se ai nuk i inkurajonte njerëzit për ta bërë atë, por se ishte ende vendimi i tij personal.
Ai arriti në bazën e EULEX-it 10 minuta para orës 9:00. Pas kontrollit, “iPhone”, portofoli dhe ora e tij u konfiskuan dhe gjithçka u fut në çantën e provave. Ai u informua për arsyet e arrestimit dhe të drejtat e garantuara me ligj. Ata e pyetën atë nëse ishte e nevojshme të informohej dikush për arrestimin e tij, dhe Selimi u përgjigj se nuk kishte nevojë për atë.
Ai i mblodhi gjërat e tij për në Hagë në një valixhe dhe një çantë të vogël udhëtimi. Ndërsa priste transferimin në aeroport, ai nuk pranoi të shërbehej ai nuk donte ushqim as më vonë në aeroplan. Ai mori vetëm ujë dhe një çokollatë.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...