Prokurori i Shtetit raporton se gjatë datës 02.07.2022 nga prokuroritë themelore janë ngritur pesë aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 38 aktakuza kundër 53 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar.
Ndërsa, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit ka raportuar se me datë 03.07.2022 urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 11 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, në tre raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person
Prokurori i Shtetit raporton se gjatë datës 04.07.2022 me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 17 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër persona, si dhe ka bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...