Pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile janë ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023. Kështu thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Nga këto aktakuza tetë prej tyre janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe, derisa shtatë të tjera u janë ngritur pjesëtarëve të forcave serbe, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas Amer Alijës fillimi i gjykimeve në mungesë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës.
“Kjo fazë do të jetë një test i rëndësishëm për aftësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit kosovar për të ofruar drejtësi në raste të tilla të ndjeshme”, tha ai, në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.
Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, gjatë vitit 2023 janë arrestuar nëntë persona nën dyshimin për krime luftë dhe kundër popullatës civile dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.
Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka theksuar se institucionet janë të angazhuara për adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
“Vënia e drejtësisë nuk është hakmarrje. Kjo është garanci që kontribuon në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Përmes gjykimit në mungesë kryerësit e krimeve të luftës nuk do të kenë mundësi t’i shmangen drejtësisë”, tha ai.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë civilë, derisa të pagjetur janë më shumë se 1.600 persona./rtk
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale