Google ADS

Raporti i DASH-it, Tahiri: Kuvendi sa më parë të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje

12:28 | 2 Maj 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka folur për raportin e DASH-it për Kosovën.

Sipas tij, në raportin e DASH-it theksohet se  të drejtat e njeriut kanë shënuar regres, shkruan Arbresh.info.

Ai tha se në këtë rast specifikohet dhuna ndaj gruas, gazetarëve dhe ndaj komuniteteve.

Tahiri tha se shqetësues është niveli i lartë i korrupsionit.

Ndër të tjera, ai tha  5 ministra të kësaj qeverie dhe nëj zëvendëskryeminstre dhe nëj zëvendësministër të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion.

“DASH publikoi raportin për Kosovën ku thuhet që të drejtat e njeriut jo që kanë shënuar progres por ka edhe regres. Përmendet dhuna ndaj gruas në një ambient jo miqësor, dhuna ndaj gazetarëve, ndaj komuniteteve të margjinalizuara. E ajo që është më shqetësuese është niveli i lartë i korrupsionit. Kjo është shqetësuese sepse 1/3 e ministrave të kësaj qeverie janë në hetime për afera korruptive”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se e gjithë kjo situatë që është krijuar si rezultat i kësaj qeverisje, e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi që ky Kuvend duhet të mblidhet sa më parë dhe të diskutojmë datën e zgjedhjeve.

“Ky Kuvend është shndërruar në barrierë për ti mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë”, tha  mes të tjerash Tahiri. /Arbresh.info/

Të ngjashme