Google ADS

Raporti i DASH-it për Kosovën, Deliu-Kodra: Shpërfaqi paaftësinë e Qeverisë për ndërtimin e institucioneve të pa korruptuara

09:39 | 23 Prill 2024
E.H

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në të cilin thuhet se Kosova ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka thënë se raporti i DASH-it shpërfaq më së miri paaftësinë e qeverisë për të ndërtuar institucione të pa korruptuara dhe kredibile, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

DASh: Raportime të shumta për korrupsion në Qeverinë e Kosovës – politikanët tentuan të frikësojnë gazetarët

Postimi i plotë:

Se në çfarë gjendje e ka sjellur vendin Qeveria Kurti, flet më së miri Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, i cili shpërfaq më së miri paaftësinë e kësaj Qeverije për të ndertuar institucione të pakorruptura dhe kredibile.

Raporti flet për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkim të zyrtarëve qeveritar, probleme me pavarësinë e gjyqësorit, kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, dhunë të gjerë me baza gjinore, përfshirë dhunë në familje, krimet të dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.

Raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen në një Qeveri në të cilën politikanët tentojnë të frikësojnë mediat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme