Raporti i kryediplomatit evropian, Josep Borrell lidhur me masat e BE-së ndaj Kosovës pritet të diskutohet sot në Komitetin për Politikë dhe Siguri.
Kjo u bë e ditur të martën nga emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak pas takimi që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit”.
“E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen. Kryeministri Kurti nuk është brenda vendit, për këtë s’kemi pasur takim”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Lajçak mes tjerash tha se arsyeja e vizitës së tij në Prishtinë është për të diskutuar rifokusimin në procesin e normalizmit dhe se çfarë hapa konkretë duhet të ndërmirren në këtë.
Lajçak tha se në takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi folën edhe për përshpejtimin e Marrëveshjes Bazike, por edhe për çështjen e Planit të Rritjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...