Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka marrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të bllokut evropian, dhe se aty do të përfshihen edhe operacionet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.
Për këtë, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Borrell është mirë që në këtë raport të shkruajë që këto banka të paligjshme të Serbisë në Kosovës.
“Do të ishte mirë që kur zotëri Borell ta shkruaj raportin të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë, është mirë me ia dhënë definicionin, çka janë ato. Ato ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës, si të tilla nuk mendoj se janë të lejueshme dhe duhet të trajtohen si e thotë ligji, ligji thotë që ato duhet mbyllur’, theksoi kreu i Kuvendit.
Këto deklarata sot Konjufca i bëri para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa tha se ajo bankë nuk ishte e lejueshme dhe duhet të trajtohen ashtu siç e thotë ligji, pra që të mbyllen./Arbresh.info/
Raporti i Borrellit për Kosovën mund të përfshijë edhe mbylljen e bankave në veri
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...