Google ADS

Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka vendosur progres

17:51 | 30 Tetor 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi kanë zhvilluar sot një takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në këtë takim është bërë dorëzimi i raportit të progresit për Kosovën, ku në raport janë përfshirë 38 fusha, raporton Arbresh.info.

Sipas raportit për vitin 2024, lëvizje pozitave ka pasur në 10 fusha. Progres në 20 fusha dhe pak progres në 5, ndërsa në tri fusha nuk ka pasur progres fare.

Zëvendëskryeministri Bislimi në një konferencë për media pas takimit ka thënë se shtylla kyçe e sigurisë është zgjerimi i BE-së.

“Kosova beson dhe përfaqëson vlera evropiane të demokracisë e barazisë dhe sundimit të ligjit. Sot është një ditë e veçantë dhe raporti tregon se Qeveria ka vendosur progres. Raporti e përgëzon Kosovën për përkrahjen e Ukrainës dhe për progresin e shënuar me BE. Pozitiv është zhvillimi rajonal i Kosovës. Komisioni evropian përgëzon Kosovës për reformat 2024-27 që synon përmbushjen e qëllimeve të reformave. Raporti nxjerr në pah luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Bislimi për raportin.

Tutje në raport theksohet edhe Zgjerimi i shërbimeve nga e-Kosova, përmirësimi i të drejtave të njeriut etj. Rritje ka shënuar progres edhe në rritjen ekonomike, në energjinë elektrike e në menaxhimin e financave publike.

“Ne e mirëpresim raportin e progresit nga komisioni evropian dhe më shumë e mirëpresim rekomandimin e tyre”, tha Bislimi. “Kosova ka përmbushur kërkesat presim qe këshilli ta merr një vendim për heqjen e masave të BE-së”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme