Google ADS

Raporti i autidimit 2023, Spanca: Shumë organizata buxhetore rezultojnë në menaxhim të dobët të fondeve publike

11:40 | 21 Maj 2024
E.H

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po raporton auditorja Vlora Spanca e cila para deputetëve ka prezantuar raportin vjetor të përforcues për vitin 2023 nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas rezultateve të auditimit, Spanca theksoi se janë vërejtur dobësi në menaxhim të fondeve në shumicën e organizatave, raporton Arbresh.info.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka arritur që të i përbush të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore për punën audituese për rezultatet përkatëse duke kryer 124 raporte të auditimit të fushave financiar, pajtueshmëri si dhe performancë. Po ashtu është kryer vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve të auditimit për të gjitha organizatat buxhetore”, tha Spanca.

“Gjatë vitit 2023 janë kryer 107 auditime financiare dhe të pajtueshmërisë të pasqyrave vjetore financiare. Këto auditime kanë përfshirë të gjitha organizatat buxhetore përfshirë nivelin qendrorë, lokal dhe institucionet e pavarura, një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve publike si dhe projektet e financuara nga donatorët”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, Spanca tregon se cilat kanë qenë fokuset e auditimit.

“Gjatë vitit 2023, Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer edhe 15 auditime të përformancës përmes së cilave ka promovuar efikasitetin, llogaridhënien, efektivitetin, vlerën për para dhe transparencën. Fokusi i auditimit ishte arsimi, shëndetësia, sporti, zhvillimi ekonomik, ujrat dhe mjedisi, teknologjia e informacionit dhe fusha e prokurimit publik”, shtoi ajo

“Rezultatet kryesore të auditimit kanë nxjerr në pah një numër dobësish në shumicën e organizatave buxhetore nëpër kategori të ndryshme të cilat kanë rezultuar me menaxhim të dobët të fondeve publike si dhe mos arritjen e vlerës për para”, deklaroi Spanca./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme