Raporti i Agim Veliut e shkarkoi Rashit Qalajn

16:14 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është shkarkuar nga kryeministri i vendit Avdullah Hoti.

Portali arbresh.info mëson se arsyeja për shkarkimin e Qalajt është raporti i performancave që e ka pranuar kryeministri nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Sipas këtij raporti perfomanca e drejtorit të bluve ishte e dobët.

Shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe vetë Qalaj pa dhënë detaje.

arbresh.info ka tentuar të marrë prononcim edhe nga ministri Veliu, por që ka qenë e pamundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme