Kontratat e nënshkruar për favore kryesisht të Presidentit Thaçi, ishin hetuar nga një Komision Parlamentar. Edhe tre muaj pas daljes së këtij raporti, për të cilën komisioni ftonte organet shtetërore t’i hetonte, Prokuroria Speciale, nuk ka kthyer përgjigje nëse ka nisur hetimet.
Vjosa Osmani ka thënë se gjithqysh Raporti i Komisionit do të shkojë në Prokurori qoftë përmes Kuvendit apo nga opozita.
Në dhjetor të vitit 2018, Komisioni Parlamentar për Hetimin e Shpenzimeve të Lobimit, kishte dalë me një raport, për kontratat që ka nënshkruar kryesisht Presidenti Hashim Thaçi sa ishte kryeministër, e edhe si president.
Komisioni, në këto kontrata gjeti shkelje, pasi ishin paguar milionat në emër të shtetit, ndërsa kishin shërbyer në baza individuale.
Raporti i nxjerrë nga Komisioni Hetimor krijonte bazë për t’u nisur hetime rreth tyre. Ky komision ftonte organet e hetuesisë të merrej me disa kontrata si ajo me “Ballards and Partners”, që nuk dihej se për çka ishte shfrytëzuar, as në çfarë kushtesh ishte nënshkruar.
Ggjatë javës gazeta ka pyetur Prokurorinë Speciale, nëse do të hetojnë kontratat e nënshkruara në emër të shtetit. Në prokurori nuk janë përgjigjur rreth kësaj.
Vjosa Osmani, anëtare e Komisionit hetimor, ka thënë se po presin që këto kontrata të dalin në votim, e më pas do t’ia dërgojnë prokurorisë.
“Nëse ka sukses votimi, Kuvendi e përcjellë në Prokurori, nëse jo, atëherë e çon opozita”, është shprehur Osmani.
Raporti i dhjetorit përfshinte katër kontrata të nënshkruara nga Presidenca dhe Qeveria i janë dorëzuar Komisionit Hetimor. Disa të tjera ishin fshehur, ndërsa për të tjerë presidenca kishte dhënë informata të pjesshme.
Niste me faturat për kompaninë e senatorit amerikan, Bobe Dole, i cili ishte paguar për të redaktuar parathënien e librit biografi të Hashim Thacit, të cilin Presidenti e ka mohuar se e ka porositur.
Faturën e kryerjes së pagesës për kompaninë e “Alston & Bird”, e ka konfirmuar ambasadorja e Kovës në Uashington, Vlora Citaku. Aty dëshmohej se janë paguar 65 mijë euro kompanisë së senatorit ameirkan, Bob Dole, për punët e kryera në qershor të 2017’ës.
“Senatori Dole, ka edituar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në përshkrimin e punëve që i ka kryer kompania e Dole-i
Dy kontratave të tjera me karakter lobuese. Një nga to është kontrata me komopaninë Squirte Patton Boggs në vlerë prej 1,331,407.8 dollarë.
Për këtë kontratë, e cila është nënshkruar për 30 muaj, Presidenca nuk i ka dorëzuar të gjitha raportet, ndonëse dëshmitarët e kishin pranuar se ekzistojnë ato. Është intervistuar edhe menaxherja e kësaj kontrate, Heroina Telaku, e cila ka pohuar se raporti i kontratës ka ekzistuar dhe do të duhej të ekzistonin dhe sot në arkivat e MPJ.
Ndërkaq për librin e Thaçit, shteti ka pasur edhe obligime të tjera, ani pse zyrtarisht ka thënë se e kishin shkruar dy autorë britanikë, pa porosinë e tij.
Bëhej fjalë për 500 mijë euro, e Nice thoshte se ishte angazhuar për t’i aranzhuar presidentit Thaci të mbante ligjërata në kryeqendra evropiane.
Po ashtu, avokati Nice, i cili ka qenë prokuror në Hagë, gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviqit , ishte angazhuar edhe për librin e Presidentit Thaci.
Sic njoftonte Nice, ai dhe kolegia e tij, Nevonka Tromp, i kishin ndihmuar autorëve të librit të Thacit, të shkruanin pjesën ku bëhej fjalë për akuzat e raportit të Dick Martyt, ku Presidenti akuzohet se ka kryer trafikim të organeve gjatë luftës.
Gjithçka që kishte shkruar në letër Nice, e kishte mohuar Petrit Selimi, kur ka dalë para Komisionit. Selimi, emër i përmendur disa herë në letra, e kishte pranuar vetëm se është takuar me avokatin britanik.
“Dëshmia e zv.Ministrit të Punëve të Jashtme Selimi, është në kundërshti të plotë me letrën e avokatit Geoffrey Nice dërguar Qeverisë së Kosovës. Derisa z. Selimi dëshmon se avokati Nice nuk është kontraktuar asnjëherë nga Qeveria e Kosovës; ky i fundit përmendë pagesa e ekzekutuara dhe të ndërprera më pas nga llogaritë e Qeverisë së Kosovës”, thuhej në raport.
Komisioni Hetimor në raportin e publikuar ftonte organet e hetuesisë që të merrej me kontratën e nënshkruar me kompaninë lobuese amerikane “Ballards & Partners”, pasi Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentin, gjatë raportimit në komision, kishte dhënë deklarata kontradiktore.
Raporti i Komisionit përfshin edhe të gjetura rreth dy kontratave të tjera me karakter lobuese. Një nga to është kontrata me komopaninë Squirte Patton Boggs në vlerë prej 1,331,407.8 dollarë.
Për këtë kontratë, e cila është nënshkruar për 30 muaj, Presidenca nuk i ka dorëzuar të gjitha raportet, ndonëse dëshmitarët e kishin pranuar se ekzistojnë ato. Është intervistuar edhe menaxherja e kësaj kontrate, Heroina Telaku, e cila ka pohuar se raporti i kontratës ka ekzistuar dhe do të duhej të ekzistonin dhe sot në arkivat e MPJ-së
Ndërsa kontrata e fundit, është ajomë kompaninë “Cambidge Academy of Global Affairs”, me kohëzgjatje prej katër muajve. Komisionit Hetimor i janë dorëzuar dy raporte për muajin tetor dhe nëntor të 2017’ës, ndërsa mungojnë dy raporte tjera.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...