Lëvizja FOL ka publikuar sot raportin “E drejta e fshirjes së të dhënave personale (E drejta për tu harruar) me mbështetjen e ” Fondit për Zhvillimin e Komunitetit (CDF), dhe të SIDA-s në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut përmes mbrojtjes së të dhënave: Forcimi i mediave dhe shoqërisë civile në Kosovë”.
Sipas njoftimit, ky raport ka për qëllim vlerësimin e zbatimit të së drejtës për t’u harruar, njëkohësisht synon promovimin e kësaj të drejte tek qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Hulumtuesja e lartë në Lëvizjen FOL, Albana Hasani tha se e drejta për tu harruar është e drejtë e re e paraparë në legjislacionin tonë.
“Kjo temë është e pa trajtuar më parë, ka mungesë të raporteve, të artikujve e shkrimeve tjera në lidhje me këtë fushë. Pra ky është raporti i parë i bërë në këtë segment të privatësisë”, tha Hasani duke shtuar se ky raport synon të jap informacione tek qytetarët për këtë të drejtë që ju takon, në mënyrë që të shpërfaqet pasqyra e plotë e kuptimit dhe esencës të së drejtës për t’u harruar, si dhe është shtjelluar korniza ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilën mbështetet e drejta e privatësisë dhe e drejta për tu harruar në veçanti.
“Kjo e drejtë, pra, ndërlidhet me të drejtën e individëve për të mos i`u përdorur të dhënat personale kur nuk ka interes publik dhe për shkak se të njëjtat nuk përputhen me qëllimet fillestare të mbledhjes së tyre. Pra është e drejtë që lidhet ngushtë me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, tha ajo.
“Për herë të parë në mënyrë normative, “E drejta për t’u harruar” u rregullua me 27 prill të vitit 2016 dhe filloj të zbatohet 2 vite më vonë, kur në vendet anëtare të Bashkimit Evropian hyri në fuqi Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.”, thuhet nw njoftim.
“Për shkak të rëndësisë që ka, e drejta e fshirjes së të dhënave personale apo e drejta për t`u harruar është inkorporuar edhe në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, që është hartuar në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian.”, bën të ditur Lëvizja FOL.
Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), që është institucioni kompetent për trajtimin e këtyre ankesave, e drejta për tu harruar është e drejtë pak e njohur nga qytetarët, prandaj edhe numri i ankesave të bëra në këtë institucion në lidhje me shkeljen e kësaj të drejte është tejet i vogël.
Sipas statistikave zyrtare të pranuara nga kjo agjenci, në vitin 2022 ka qenë vetëm një ankesë për përmbushjen e të drejtës për tu harruar.
Ndërsa gjatë këtij viti kanë qenë 146 ankesa në lidhje me shkeljen e të dhënave personale në përgjithësi, 33 ndaj institucioneve publike dhe 113 ndaj institucioneve private.
Sa i përket vendimeve të nxjerra, gjatë vitit 2022 AIP kishte nxjerrë 172 vendime, 23 vendime ndaj institucioneve publike dhe 149 ndaj institucioneve private.
“Pra, këtu shihet se shkelja e të dhënave personale është bërë dukshëm më shumë nga institucionet private, se sa ato publike.”, thuhet në raportin ë Lëzivjes FOL.
“Prej këtyre vendimeve, 8 vendime kanë qenë dënime për shqiptimin e gjobave kundërvajtëse, 4 ndaj institucioneve publike dhe 4 ndaj institucioneve private. Vlera e këtyre vendimeve me gjobë arrinte shumën 169 mijë euro.”, thuhet tutje.
Për të arritur qëllimet dhe objektivat e këtij raporti, Lëvizja FOL ka intervistuar edhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në lidhje me atë se sa e shohin të rëndësishme mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe se si e vlerësojnë nivelin e tyre të informimit për të drejtën për t`u harruar, në veçanti.
Në intervistat që ka zhvilluar Levizja FOL me përfaqësuesit e organizatave, të gjitha janë shprehur se kanë njohuri për këtë të drejtë, dhe që kanë zhvilluar aktivitete për promovimin e të drejtës së privatësisë, por jo edhe për të drejtën për tu harruar në veçanti.
“Në fund, Lëvizja FOL rekomandon që të gjithë qytetarët të cilët pretendojnë se u janë publikuar të dhëna personale nga institucionet apo kompanitë, të dhëna që nuk kanë ndonjë interes publik, apo që e kanë humbur qëllimin fillestar të publikimit të tyre, të kërkojnë nga ta që të njëjtat të fshihen, dhe nëse të drejtat e tyre nuk realizohen, t`i drejtohen me ankesë Agjencisë për Informim dhe Privatësi ne mënyrë që ta përmbushin të drejtën e tyre.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...