Google ADS

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit, ngriten 35 aktakuza

11:27 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar 48 orë. Po ashtu, gjatë ditës se djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës“ dhe “Kanosja“. Po ashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Tentim Vrasja“.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme