Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

11:11 | 29 Korrik 2022
E.H

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 105 aktakuza kundër 128 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave si dhe, ka ngritur 36 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 25 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur 18 aktakuza kundër 23 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme