Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetekatër (34) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër tridhjetekatër (37) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndryshme, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara, si dhe, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, në tre raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave./arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...