Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

11:41 | 17 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Prokurori i Shtetit njofton se në 24 orët e fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ”Rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167, par.4 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për veprat penale “Fajdeja”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”.Ndërsa, nga kjo Prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore e Pjeës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për vepra të ndryshme penale.

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167, par.4 të KPRK-së.

2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, po ashtu ky departament ka ndaluar edhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

3. Prokuroria Themelore Prizren
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi, “Dhënia e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një 91) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraiqut rkërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paluajtshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër kater (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave per vepren penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm “,
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e një (21) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme