Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetetë (88) aktakuza kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të sendeve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, është dërguar për obdukim.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër (4) raste të ndara, si dhe, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprave të ndryshme penale dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...