Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshaur në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar tri raste të ndara, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...