Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

12:25 | 15 Mars 2021
arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, lëshuar një (1) aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme