Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza kundër njëqindeshtatë (107) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar, një (1) automjet (VW-Pick-Up), çelësat e automjetit, masë drusore e llojit breu, në sasi ende të pacaktuar në m³. Një (1) automjet (VW-Pick-Up- Shkoda), çelësat e automjetit, masë drusore e llojit breu, në sasi prej 1 m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar gjëra ushqimore në vlerë prej 342.03 €, për shkak të veprës penale ”Tregtia e ndaluar”.
75 litra birrë Zajecarsko;
– 24 copë mazë;
– 20 copë keksa Plazma;
– 40 copë margarinë Vital;
– 39 litra jogurt ;
– 10 copë pete për tortë;
– 40 copë çips Marbo;
– 6 kilogramë keks Bevita;
– 18 litra verë;
– 12 copë majonezë;
– 24 copë vatë higjienike;
– 24 copë qumësht;
– 16 copë vegetë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i parasë në tentativë”, si dhe për të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e pesë (25) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës se martë, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e dy (2) automjeteve (VË-Pick-Up), çelësat e automjeteve dhe një sasi të masës drusore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një person madhor dhe një të mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Grabitje”.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulm seksual“. Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Tregtia e ndaluar”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...