Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë persona të dyshuar.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën