Google ADS

Raportet Kosovë-Serbi, rruga evropiane e Ballkanit – Çfarë do të përmbajë deklarata e Samitit të Sofjes?

09:53 | 13 Maj 2018
V. S.

Një tjetër seri e premtimeve evropiane do të arrijë në adresën e Ballkanit Perëndimor gjatë javës që po vjen, nga kryqyteti i Bullgarisë.

Në projekt-deklaratën që e ka siguruar gazeta serbe Novosti thuhet se Bashkimi Evropian rikonfirmon mbështetjen evropiane për vendet e Ballkanit. Por, rruga evropiane mbetet e bazuar në disa kritere dhe merita indidivduale.

Sipas kësaj gazete emrat e vendeve apo të shteteve nuk do të përmenden në deklaratë, për shkak të disa shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Serbia pret nëpërmjet këtij dokumenti prejt një rikujtim për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën. Ndër të tjera theksoeht se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për raporte të mira fqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërjsellë”, thuhet në raportin e gazetës së Serbisë.

Sa i përket marrëveshjes përfundimtare, edhe Komisioni Evropian ka kërkuar që një gjë e tillë të arrihet deri në fundin e këtij viti.

BE-ja gjithashtu pritet të konfirmojë dh eta forcojë angazhimin për transformimin politik, ekonomik dhe social në rajon, dhe nëpërmjet rritjes së asistencës financiare dhe teknike do të reflektojë progress në sundimin e ligjit në Ballkan.

Tutje theksohet se zbatimi efektiv i reformave duhet të bazohet në demokrai, sundim të ligjit, respektim të të drejtave të njeriut, dhe të pakicave.

Shtetet pjesëmarrëse do të ndërmarrin hapa edhe për të përmirësuar gjendjen në transport, energji, sferën socio-ekonomike, dhe investimet.

Gjithashtu pritet të konfirmohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit, dhe politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë.

Samiti në Sofje do të mbahet më 17 maj. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme