Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly foli dhe për situatën e krijuar mes Kosovës e Serbisë.
Ai u shpreh se Britania e Madhe kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe ka biseduar me të dyja palët përmes të dërguarit special.
Fevziu: Ne kemi një problem të madh në rajon, jo vetëm në Shqipëri, historinë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht, pas sulmit brenda territorit të Kosovës më 24 shtator, marrëdhëniet janë ende në nivelin zero. Çfarë mendoni për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë? Cila do të jetë e ardhmja e dy vendeve? Kam dëgjuar se keni pasur takime dypalëshe me të dy delegacionet, kryeministrin Kurti dhe kryeministren Brnabiç, çfarë mendoni për bisedimet apo marrëdhëniet Kosovë-Serbi?
Cleverly: Ne jemi shumë të ndjeshëm dhe duam të shohim që kjo marrëdhënie të përmirësohet. Pas 24 shtatorit, siç e thatë ju, ai moment ka krijuar tension të vërtetë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe sigurisht që ka qenë pikë diskutimi në takimet e sotme. Kam pasur takime të drejtpërdrejta me kryeministrin Kurti dhe me kryeministren Brnabiç…
Fevziu: Jo të dy bashkë?
Cleverly: Jo të dy bashkë, por u thamë që Britania e Madhe, nëpërmjet të dërguarit special, Lordit Stuart Peach, është shumë e gatshme të vazhdojë të punojë si me Prishtinën, ashtu edhe me Beogradin, të përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet, të përpiqemi të sjellim paqen, të përpiqemi të sjellim stabilitet, diçka për të cilën ndiejmë shumë fort, ne jemi të gatshëm të punojmë me të dy vendet dhe të përpiqemi të sjellim përmirësim në marrëdhëniet e tyre.
Fevziu: Bisedimet vazhdojnë prej 20 vitesh dhe nuk kemi zgjidhje përfundimtare. Sigurisht që është një problem i madh, një histori shumë e ndërlikuar, por në fund na duhet një zgjidhje, sepse kemi një situatë të ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës.
Cleverly: Dhe unë mendoj se ajo që nuk duhet të na shpëtojë është se grupet etnike në të dy vendet mendojnë se qeveritë përkatëse po i trajtojnë me drejtësi, pra komunitetet pakicë në të dy vendet, dhe se marrëdhënia midis dy vendeve tregon që individët nuk e shohin veten në disavantazh për shkak të një grindjeje që po ndodh midis qeverive, ose midis klasës politike, dhe mendoj se nëse mund ta rivendosim atë besim në nivelin e komunitetit, mund të jemi në gjendje të sjellim më shumë paqe dhe të arrijmë rezultate të mira./tvklan.al
Bitcoin shpërthen kufijtë, prek 80 mijë dollarë për herë të ...
Sulm me thikë në Londër, vritet një person, plagosen dy të t...
Calhanoglu: Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për I...
Telefonata e Trump me Putin për Ukrainën/ Kievi: Nuk jemi të...
Nesër seanca për buxhetin, Tahiri: Është i parakohshëm, duhe...
Lajçaku do ta nisë javën në Zvicër, pritet të flasë edhe për...