Ish-kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka thënë se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.
“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel.
Edhe ish-emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si historike zyrtarizmi e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
Derisa në Kosovë një njohje e tillë po cilësohet si më e rëndësishmja në dekadën e fundit.
Pakënaqësi ndërkohë kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, pasi Kosova ka vendosur që të hapë ambasadën në Jerusalem./Express/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...