Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime si dhe Agjencia Evropiane e Barnave, në javën që lamë pas publikuan një raport në të cilën thuhet se në ilaçet me lëndë aktive ‘Ranitidinë’, janë gjetur elementë kancerogjenë.
Menjëherë pas këtij raportimi, vendet e rajonit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën vendim për tërheqjen e këtij lloji të branës nga tregu i tyre farmaceutik, por jo vetëm, edhe Italia me disa shtete tjera evropiane ishin nga ato që ndaluan përdorimin e këtij bari në shtetet e tyre, raporton arbresh.info.
Madje Shqipëria, në lidhje me këtë çështje e kishte njoftuar edhe Odën e Mjekëve të Kosovës.
Ndërsa kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, ka thënë për arbresh.info se, me të marrë njoftimin nga Oda e Mjekëve të Shqipërisë, janë drejtuar Agjensionit për Produkte dhe Pajisje Mjekësore të Kosovës (AKPPM), por ende nuk kanë marrë një vendim konkret në lidhje se si do të veprojë Kosova.
“Ne, me të marrë lajmin e tillë nga Shqipëria të cilën na e dërguan me e-mail, nga Instituti i tyre për barna që kanë marrë vendim për ndalimin e shitjes së këtij bari, iu drejtuam autoritetit tonë përgjegjës që të marrim shpjegime rreth kësaj, sepse vetëm atëherë mund të marrim një qëndrim. Ne si institucion, ende nuk kemi marrë një përgjigje të saktë për një vendim të mundshëm”, deklaroi Sejdiu.
Shëndeti i Kosovarëve Mbetet tek Ndërgjegjja e Kompanive
Pleurat Sejdiu më tutje tha se AKPPM-ja ende nuk ka marrë një vendim për ndalimin e shitjes së këtij lloj bari, por disa kompani kanë filluar të tërheqin këtë ilaç nga tregu, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme ngase Ranitidina aktualisht përdoret në të gjitha spitalet e Kosovës
“AKPPM-ja na ka informuar që disa kompani që i shërbejnë barnatoret me këtë bari, kanë tërhequr produktet e tyre nga tregu. Tërheqja e kompanive nuk mjafton, sepse kjo substancë është në shumë produkt farmaceutike, se unë kam informacione që ky lloj bari përderet edhe në spitalet tona e gjithashtu edhe në QKUK. AKPM, duhet të dalë me një vendim të prerë, duhet të dilet me një strategji dhe atëherë ne ia ndalojmë mjekëve propozimin e këtij bari për pacientët, dhe Ministria e Shëndetësisë t’i tërheq këtë lloj bari nga spitalet. AKPPM-ja, duhet ta analizojë këtë lloj bari ose t’i referohet analizave të Bashkimit Evropian dhe të dalë me një vendim.”
Qytetarët ta zëvendësojnë Ranitidinën me ilaçe alternative
Doktor Pleurat Sejdiu, deklaroi për arbresh.info se deri sa Agjensioni për Produkte dhe Pajisje Mjekësore të Kosovës, të merr një vendim konkret në lidhje me këtë çështje, qytetarët të zëvendësojnë këtë bari me ilaçe alternative.
“Ekzistojnë edhe shumë produkte tjera farmaceutike që kanë të njëjtin veprim sikurse ranitidina dhe mbetet në dorën e mjekëve të vendosin se a do të vazhdojnë trajtimin e pacientëve me ranitidine apo do ta ndryshojnë këtë trajtim me barna tjera të ngjashme.”
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv të AKPPM-së Ardian Rugova, tha për arbresh.info, tha se Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime si dhe Agjencia Evropiane e Barnave ende nuk e ka ndaluar përdorimin e këtij lloji të barit
“AKPPM lidhur me rastin e Ranitidinës ka vepruar duke u bazuar në qëndrimet e agjencive relevante të barnave si Agjencisë Evropiane për çështje Mjekësore (EMA) dhe Administratës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit (FDA), të cilat nuk kanë ndaluar produktin medicinal në fjalë për shkak të prezencës së papastërtisë NDMA i cili klasifikohet si kancerogjen i dyshimtë, e për këtë është njoftuar edhe opinioni publik”, deklaroi Rugova.
Ai në fund tha se Komiteti për Produkte Medicinale për përdorim njerëzor ka filluar me vlerësimin e produktit, dhe deri në daljen e rezultateve AKPPM, nuk mund të merr një vendim.
“Komiteti për Produkte Medicinale për përdorim njerëzor në EMA ka filluar me vlerësimin e produktit medicinal Ranitidine me 12 Shtator 2019 sipas kërkesës nga Komisioni Evropian ,dhe deri në dhënien e një vlerësimi nga ana e tyre edhe ne si AKPPM nuk mund të del me qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje”, përfundoi Rugova./A.Begolli/arbresh.info/
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...