Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjell Nojkiq, tha për Radion Evropa e Lirë se është e qartë që serbët do të marrin pjesë në formimin e Qeverisë së re në Kosovë, dhe se sipas tij, pa ata Qeveria nuk do të mund të formohet.
Duke iu referuar sidomos Listës Serbe, e cila po shihet me dyshime nga pjesa më e madhe e spektrit politik për shkak të varshmërisë që e ka nga Beogradi zyrtar, Nojkiq tha se kjo Listë, e cila do t’i ketë 9 ulëse në Kuvend mund të sjell probleme për koalicionin e ri.
“[Ata ] do të paraqesin kushte si deri tash – krijimi i Asociacionit. Tani gjithashtu mundohen edhe për vendet tjera krahas dy ministrive. Besoj që shumica e përfaqësuesve të shqiptarëve nuk do të lejojnë që të varën shumë nga serbët. Ata mund të jenë pjesë e një qeverie dhe shumicës, por jam i sigurt që nuk do të lejohet që nga ata të varet fati i ligjeve apo çështjeve tjera pa marrë parasysh a është kryeministër Haradinaj apo Kurti. Jam i sigurt që do të mundohen që t’u ikin shantazheve të serbëve”, tha Nojikiq.
Duke qenë fituese, në raport me subjektet tjera politike nga komuniteti serb, Lista Serbe, e cila pretendon se i ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës, i ka dërguar mesazhe Qeverisë së ardhshme të Kosovës, se asnjë ndryshim kushtetues nuk do të mund të bëhet pa harmonizimet me këtë subjekt politik.
Nga gjashtë subjektet politike serbe, sa kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe, besohet se ka fituar 9, kurse Partia e Pavarur Liberale një ulëse në Kuvend.
Komuniteti serb ka 10 ulëse të garantuara në Kuvend si dhe dy poste ministrore dhe disa poste nën-ministrore në Qeveri.
Ndërhyrjet e Beogradit gjatë fushatës në zonat e banuara me serbë në mbështetje të Listës Serbe, janë potencuar nga diplomatët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, si cenim i besueshmërisë së procesit të votimit në këto mjedise.
Sidoqoftë, Lista Serbe, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, pavarësisht se cili bllok politik nga forcat politike shqiptare do ta formojnë Qeverinë e ardhshme, pritet të jetë pjesë e Qeverisë, sikurse edhe pakicat tjera joserbe./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...