Google ADS

Ramushi nuk zgjedh vend për gjumë: Fle si qengj në kraharorin e Hashim Thaçit

16:55 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe ishte një ngjarje mjaftë e rëndësishme. Atë nuk hezituan që ta përcjellin edhe krerët e shtetit.
Të ulur në radhë pati shumë prej tyre, si kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, presidenti Thaҫi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga e shumë të tjerë.

Lajmi për fitoren e Kosovës, kundër Ishujve Faroe ishte një gëzim për të gjithë. Përveç fitores, kishte edhe momente të tjera interesante.

Njëri prej tyre ishte gabimi i Jahjagës e cila ngatërroi ekipin me të cilin po luante Kosova, ajo e ngatërroj atë duke shkruar se Kosova po luan me Azerbajxhanin pastaj ishte festimi i Anita Haradinajt me vallëzimin e saj karakteristik etj, shkruan Gazeta Blic.

Por, edhe një moment tjetër shumë interesant u kap nga ai stadium, ndonëse nuk është ashtu siç duket, në shikim të parë të jepet ajo përshtypje. Bëhet fjalë për një foto ku Ramushi duket sikur po fle në krahët e presidentit Thaҫi.

Me siguri të dy qenë duke biseduar, por për shkak të zhurmës është dashur të afrohen paksa mes vete.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme