Ramushi – Albinit: Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!

15:32 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish kryeministri Ramush Haradinaj sërish ai ka përmendur taksën kryeministrit të tanishëm Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se Kurti ka paralajmëruar heqje të taksës duke e zëvendësuar me reciprocitet ndaj Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme