Politologu Ramush Tahiri, konsideron se arritja e konsensusit të partive politike, është një hap i mirë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri ka thënë se nëse partitë shqiptare merren vesh, përfshirë Vetëvendosjen, atëherë do të ulnin kushtëzimin e Listës Serbe dhe ta defaktorizonin atë, e cila sipas tij po bllokon proceset në momentet apo në vendimet kyçe duke shprehur interesat e presidentit të Serbisë Vuçiq.
“Nëse partitë politike si deklarojnë, kanë arritur më në fund konsensusin për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit për mbledhjen e caktuar të mërkurën, ky do të ishte një hapë përpara por do të duhej që të kenë edhe së paku një votë apo dy përkrahjeje nga deputetët e Vetëvendosjes apo të Listës Serbe. Për momentin duket se ka dallime të shpjegimit të procedurave për ratifikim ndërmjet partive politike në Kosovë. Zgjidhja e ofruar është që për këtë vendos Kuvendi përkatësisht Sekretarja sipas rregullores së punës. Pra validiteti juridik i dokumenteve që miratohet”, ka thënë Tahiri.
Edhe analisti Imer Mushkolaj u shpreh se arritja e një kompromisi se çfarë duhet të përmbajë ligji, që do të votohet është e domosdoshme.
Mushkolaj theksoi se tashmë AAK-ja dhe LDK-ja me qasjen e tyre po përpiqen të arsyetohen para elektoratit të tyre, por sipas tij është e qartë se do të votohet versioni i vitit 2015.
“Besoj se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje dhe projektligji do të miratohet”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.
Ndryshe, pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit, seanca për demarkacionin është ndërprerë, për të vazhduar të mërkurën në ora 10:00.
Duhet kujtuar se ratifikimi i demarkacionit në seancën e paralajmëruar për të mërkurën pritet t’i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Telegrafi
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë