Politologu, Ramush Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për kërkesën e Rrahim Pacollit që ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo të shkarkohet nga Haradinaj.
Tahiri ka thënë që shteti i Kosovës duhet ta ketë parasysh rastin e ministrit Nenad Rikalo i cili akuzohet për vepra kriminale.
Shteti i Kosovës duhet ta ketë të detyrueshëm procesin e “Vetingut”, pra të pastërsitë së figurëse së personave për një varg nivelesh të funksioneve.
“Rasti i ministrit Nenad Rikalo që akuzohet për vepra kriminale apo për dhunë e krime të luftës, i cili më parë ka qenë edhe në funksione të tjera, tregon se shteti i Kosovës duhet ta ketë të detyrueshëm procesin e vetingut , pra të pastërtisë së figurës së personave për një varg nivelesh të funksioneve”, ka thënë Tahiri.
Njëjtë duhet të veprohet edhe për raste të tjera pavarësisht nacionalitetit, ka thënë ai.
“Kjo duhet të bëhet për të gjithë pa përjashtim dhe pa marr parasysh përkatësinë nacionale, veprimi institucional e jo individual, veprimi parandalues e jo prapaveprues është zgjidhja, dhe i duhet Kosovës.
Parimisht edhe drejt pa hy në spekulime se çka do të bëhet”, ka përfunduar Tahiri, raporton Gazeta Blic.
Në anën tjetër, Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimit dhe njëherit sekretar i Aleancës Kosova e Re, i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë prandaj duhet ë gjykohet dhe të dënohet.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë