Me 22 tetor të gjitha komunat e vendit do të votojnë për të parin e tyre. Mirëpo, disa prej qyteteve kanë vendosur që kandidatë për kryetar t’i vendosin të njëjtët.
Shumë prej tyre udhëheqin në komunat për vite të tëra, disa madje edhe një dekadë të plotë.
Indeksonline ka kontaktuar analistin Ramush Tahiri për të parë si e sheh ai kandidimin e të njëjtëve persona në çdo mandat.
Ai u shpreh se krejt kjo varet prej strukturave të partisë. Kur një kandidat gëzon autoritet në atë mjedis, atëherë ai në rast të mosmarrëveshjes me parti, kandidon si kandidat i pavarur.
“Çështja e kandidaturës për kryetarë komune varet prej strukturës së partisë edhe prej raportit që e ka kandidati për kryetar me strukturat e partisë që e kandidon. Nëse ka ndonjë mosmarrëveshje atëherë kandidatët dalin të pavarur sepse mendon se ka autoritet në mjedisin e vet dhe mendon se ka kontribuar me punën e tij dhe më shumë i jep ai partisë se partia atij”, tha Tahiri.
Ndërsa sa i përket efektivitetit që gjithmonë të jenë kandidatët e njëjtë për kryetarë komunash, Tahiri tha se qëllimi është të fitohen zgjedhjet dhe në këtë bazë bëhen kombinimet.
Sipas tij, partitë interesohen për komuna vetëm kur vjen koha e zgjedhjeve.
“Qëllimi është që me i fitu zgjedhjet dhe kombinimi bëhet me këtë bazë. Do të thotë më shumë përfillet interesi i partisë sesa interesi apo autoriteti individual. Mirëpo fakti që disa parti disa herë e vendosin të njëjtin kandidat, shihet që n8uk i kushtojnë shumë rëndësi komunave dhe për këto iu bie ndërmend vetëm kur vjen koha e zgjedhjeve. Vetëm atëherë angazhohen për me e funksionalizu strukturën partiake, përndryshe komuna mes dy zgjedhjeve gati s’ka aktivitet hiq”, shtoi tutje Tahiri.
Krejt në fund Tahiri tha se votuesi përcakton fituesin, prandaj edhe nëse zgjidhen të njëjtët kryetarë përsëri është zgjedhje e tyre.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?