Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Ramush Haradinaj mbrëmë kishte deklaruar se nëse Serbia nuk e largon Kosovën nga preambula e saj ne Kushtetutë, atëherë ai si kryeministër do ta ndërrojë edhe Kushtetutën e Kosovës, dhe në hartën e Kosovës do ta përfshijë edhe Nishin.
“Në këtë temë Evropa nuk po bën asgjë. Unë i jam mirënjohës Berlinit, i cili ka pasur një qasje të qartë ndaj meje, por kur është në pyetje Brukseli, kjo është e padrejtë, ngase në Ballkan BE-ja po shihet se nuk mundet me i bind palët me marrë vendime të prera. Këtu duhet me ndërhy Amerika dhe me ia tregu vendin Serbisë”, kishte thënë mbrëmë Haradinaj në Rrokum.
E sot kjo deklaratë ka zënë ballinat e mediave kryesore në Serbi, transmeton lajmi.net.
Blici serb shkruan se si kandidati për kryeministër të Kosovës ka premtuar se nëse Serbia nuk e heq Kosovën nga preambula, atëherë ai do ta ndryshojë Kushtetutën, duke e futur në hartën e vendit edhe Nishin.
E në ballinë e B92 është vendosur pjesë nga deklarata e Haradinajt, që Kosova duhet të fshihet nga Kushtetuta e Serbisë.
“Haradinaj ka thënë se Serbia ka një agjendë me të cilën tallet me Kosovën, dhe se atyre duhet të tregohet se shqiptarët nuk janë njerëz me të cilët duhet të tallesh”, citohet deklarata e liderit të AAK-së, nga B92.
Më të ashpër në këtë pjesë është parë Telegrafi i Serbisë, që ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë quajtur edhe kriminel, duke paraqitur deklaratën e tij si kërcënim. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...