Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët mysliman në Kosovë dhe mërgatë, muajin e shenjtë të Ramazanit.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. përmendi disa vlera që sipas tij janë të mëshiruara me shqiptarët gjatë tërë historisë.
“Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit. Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre. Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkroi Haradinaj./arbresh.info/
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...