Google ADS

Ramush Haradinaj thotë se nuk është më pjesë e hetimit nga Gjykata Speciale

19:40 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është më pjesë e hetimit të Speciales andaj edhe nuk do t’i bie që të dorëhiqet nëse merr postin e presidentit.

“Nuk jam më subjekt i hetimit ose i shqyrtimit të mëtejmë ligjorë. Në rastin konkret parlamenti i vendit krijon dy te tretat për zgjedhje e presidentit ato mund t’i krijojë edhe në të ardhmen që nëse Haradinaj jep dorëheqje ose një Haradinaj tjetër kushdo qoftë një udhëheqës me rëndësi që pas këtyre zgjedhjeve partitë politike të krijojnë dy të tretat”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.

Më 19 korrik të viti 2020, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse ishte i ftuar nga Gjykata Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme