Google ADS

Ramush Haradinaj takon eurodeputeten Doris Pack

20:12 | 1 Nëntor 2019
A. B.

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit që ka zhvilluar me eurodeputeten Doris Pack.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka shprehur interesimin e AAK-së për bashkëpunim me Partitë Popullore Evropiane (EPP).

“Në takim pune me eurodeputeten Doris Pack dhe drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Ray, i falënderova për mbështetjen e pakursyer në avancimin e demokracisë në vendin tonë dhe për rolin e Berlinit zyrtar në përafrimin e Kosovës dhe rajonit me Bashkimin Europian. Gjithashtu shpreha interesimin e Aleancës për bashkëpunim me Partitë Popullore Europiane (EPP)”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1429191820538561

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme