Google ADS

Ramush Haradinaj: Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet

15:50 | 1 Shkurt 2021
S D

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për president të vendit, Ramush Haradinaj në faqën e tij në  facebook ka shkruar  se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet, shkruan arbresh.info.

Haradinaj është shprehur falënderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ata ndërmjetësuan këtë njohje kaç të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.

Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.

Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!/arbresh.info/

?LIVE Ceremonia e nënshkrimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme