Ramush Haradinaj pajton dy familje që ishin në hasmëri

17:47 | 5 Maj 2021
M. A.

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se këtë të mërkurë, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.

Haradinaj tha se të falësh është burrëri, nder e trimëri.

“Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme